Shi e rrufe në bregdetin shqiptar

Shqipëria

Shi e rrufe në bregdetin shqiptar

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 08:14
Ilustrim

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet i vranët në pjesën veriore dhe me kthjellime e vranësira në pjesën tjetër të vendit.

Gradualisht mot i vranët në të gjithë vendin.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu  prej orëve të mëngjesit në Veriperëndim të vendit e gradualisht prej mesditës reshjet do të përfshijnë të gjithë territorin. Reshjet do të marrin karakterin e shtrëngatave, rrebeshit me shkarkesa elektrike në Veriperëndim e Perëndim të vendit.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim-Perëndim 1-22 m /sek, erë me rrahje dhe e vrullshme në bregdet.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 në forcim me lartësi vale deri në 2.0 metra.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër        4/14 re shi rrufe

Kukës             1/9 re shi

Lezhë        6/15 re shi rrufe

Dibër        0/7 re shi

Durrës           7/18 re shi rrufe

Tiranë            4/16 re shi

Elbasan         2/16 re shi

Berat      2/18 re diell shi

Vlorë      7/18 re shi

Korçë        -1/6 re diell shi

Gjirokastër   1/15 re diell shi

Sarandë        7/18 re diell shi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat