Kokëdhima: Do t’i japim zgjidhje përfundimisht kësaj padrejtësie

Shqipëria

Kokëdhima: Do t’i japim zgjidhje përfundimisht kësaj padrejtësie

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 08:33
Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima

Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima takon protestuesit tek Unaza e Re, duke iu ofruar mbështetje.  Gjatë bashkëbisedimit, banorët i shprehën Kokëdhimës denoncimin për aferën korruptive që kërcënon shtëpitë e tyre

Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka takuar dje banorët e Unazës së Re, duke u shfaqur krah tyre gjatë protestës kundër shembjes pa dëmshpërblim të banesave. Zoti Kokëdhima ka marshuar në këmbë bashkë me protestuesit nga zona e “Pallateve me Shigjeta” drejt ish-sheshit “Shqiponja”, ndërkohë që banorët thërrisnin në kor “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën!”. Kreu i “Zgjidhjes”, ka qenë një zë në mbrojtje të kauzës së këtyre banorëve, dhe mbrëmë i ka dëgjuar nga afër të gjitha shqetësimet e tyre, për projektin korruptiv, për abuzimin e qeverisë me djersën e tyre, me banesat e ndërtuara me mund dhe gjak. “Këtu është vjedhja” më e madhe i drejtohet njëri prej banorëve Kokëdhimës, ndërsa ky i fundit dëgjon shqetësimet e tij, duke e inkurajuar në betejën e nisur. “Këtu është vjedhja më e madhe. Duhet e gjithë Shqipëria me i dhënë fund kësaj aferë korruptive. Ne do të dalim çdo ditë, nuk trembemi. S’kishim rrugë tjetër që t’i mbrojmë shtëpitë tona. Falë mbështetjes edhe të qytetarëve të tjerë po rezistojmë prej 34 ditësh”, është shprehur banori, teksa ka kërkuar mbështetje nga kreu i “Zgjidhjes”. Përgjatë kësaj bisedë me qytetarët, Kokëdhima ka preferuar që mbrëmë të qëndrojë larg mediave, duke u fokusuar te shqetësimet e qytetarëve. Ata treguan ndër të tjera, se nuk kanë rrugëzgjidhje përveç protestave, pasi qeveria nuk ka ofruar alternativë tjetër, por e vetmja rrugë është rrëzimi i qeverisë. Ndërkohë që kryetari i partisë “Zgjidhja” iu ofroi mbështetje deri në zgjidhjen e plotë të problemit për të gjithë banorët e Shqipërisë.  “Kjo është një padrejtësi e madhe, që ne duhet t’i japim zgjidhje përfundimisht të gjithë banorëve të Shqipërisë”, u shpreh Kokëdhima.

“Zgjidhja” në mbështetje të qytetarëve

Kujtojmë që, që në ditët e para të protestës e deri më sot, Kokëdhima dhe “Zgjidhja” që ai drejton, ka mbështetur rezistencën qytetare, duke dënuar arrogancën e qeverisë Rama. “Ndërtimet e tyre nuk janë të paligjshme, por si gjithë ndërtimet informale të bëra në 25 vite të shkuara. Ata banorë goditen fatalisht. Janë në të drejtën e tyre për të mbrojtur pasurinë e tyre. Është krim dhe akt çnjerëzor goditja e këtyre banorëve”, ka deklaruar më herët Kokëdhima. Vlen për t’u theksuar se banorët kanë përshkallëzuar protestën, duke bllokuar rrugën, dhe duke ndezur vatra të vogla zjarri me goma dhe sende të tjera. Reagimi i fort qytetar vjen në një ditë kur ARRSH ka pezulluar  punimet në lotin nr.1 të Unazës së Madhe, pas publikimit të mega-skandalit për falsifikim të letrës së Sekretarit të Shtetit të Delaware. “Tirana si Parisi, deri në rrëzimin e qeverisë”, ka vijuar me këto thirrje të fuqishme protesta e banorëve të “Astirit” mbrëmjen e djeshme në shenjë revoltë dhe rezistence kundër projektit të qeverisë. Ata u shprehën të vendosur se nuk do të largohen nga protesta deri në largimin e kësaj qeverie të korruptuar, që bashkëpunon me bandat kriminale dhe hajdutët.  “Poshtë qeveria!”, “Rama ik”, “Loti 1, 18 milion euro, burg, burg!”.  “Ne do vazhdojmë të qëndrojmë akoma bashkë, sepse derri i plagosur atëherë vërsulet. Ne do të jemi çdo natë bashkë, derisa ai legen të ulet nga karrigia”, thërrasin protestuesit. “Nuk e meriton atë vend. “Shqipëria është e shqiptarëve, jo e kusarëve!”, “O drogaxhi, o dorëzohu, o rrëzohu!”. “Të erdhi fundi, lirojë atë karrige, boll more gjakun e popullit o gjakpirës, askush nuk të do më, askush nuk i do mashtrimet e tua!”, janë këto thirrjet e banorëve në ditën e 34-t të protestës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat