Veterani i UÇK-së: “Agimit të Artë” do i vijë përgjigjja siç serbëve nga Kosova!

Shqipëria

Veterani i UÇK-së: “Agimit të Artë” do i vijë përgjigjja siç serbëve nga Kosova!

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 12:12
Veterani i UÇK-së

Në protestën paqësore të të gjithë shqiptarëve nga të gjitha trevat, mbizotëron flamuri kuqezi, këngët patriotike, por nuk mungon as flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër mbizotëron kënga dhe vallja shqiptare.

Të veshur kuqezi, qytetarë të shumtë i kanë dalë në mbrojtje çështjesh shqiptare. Shumë jetë shqiptarët kanë humbur padrejtësisht në shtetin fqinj Greqi, që vetëm si i tillë nuk është treguar. Në mesin e protestës nuk munguan as veteranë të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Kosovës. 

Një fjalim mjaft domethënës mbajti edhe një qytetar i Kosovës i veshur me uniformën e UÇK-së. Ai tha se Greqia nuk ka heronj pasi historinë e tyre e kanë bërë vetëm shqiptarët, ndërsa theksoi se nëse vazhdohet me gjuhën e shovinizmit dhe ekstremizmit shumë shpejt “Agimit të Artë” do t’i vijë përgjigjja e merituar njësoj si serbëve nga shqiptarët e Kosovës.

“Ata nuk kanë heronj shqiptarë, të gjithë janë me origjinë shqiptare, ju mburreni me heronjtë tanë. Edhe serbët e Kosovës menduan se janë të mbështetur nga fuqia e tretë në Evropë, dhe ata e nisën me shovinizma si agimi i artë, u frymëzuan dhe vazhduan të shkatërrojnë miqësinë me shqiptarët në Kosovë, e morën përgjigjen dhe sot jetojnë si minj nën hijen e krimeve të tyre. mos i jepni vetes errësirë shoviniste, se përgjigjja jonë vjen shumë shpejt. do ta kenë shumë shpejt nëse vazhdojnë të njëjtën rrugë“, tha veterani i UÇK-së para qindra shqiptarëve të mbledhur në sheshin qendror të Gjirokastrës.

Fjalë mbajti edhe një djalë nga Kukësi, i cili kishte vetëm një kërkesë: Ju lutem mos përmendi emra politikanësh, nuk i shërbejnë çështjesh shqiptare.

Të pranishme në shesh janë edhe forca të Policisë së Shtetit, por tubimi është paqësor dhe deri më tani nuk është shënuar asnjë situatë e paprecedentë.

Një zonjë në fjalën e saj shprehur të gjithë mbështetjen që populli dhe shteti shqiptar i ka dhënë minoritarëve. Dhe nga ana tjetër, se si shqiptarët që bëjnë punë të rënda dhe ngrejnë ekonominë e Greqisë, nuk janë të vlerësuar nga shteti atje.

“Është i vetmi vend Shqipëria që i bëri minoritarët nga argatë në pronarë. Dhe kjo është shumë e rëndësishme në një komb që vetëm popullsinë shqiptare të Çamërisë e nxorën në mes të natës dhe të flakës dhe sot në bisedime guxojnë dhe thonë nuk ekziston çështja çame, ne jemi patriotë dhe respektojmë të gjithë me të drejta të barabarta. edhe në Greqi duhet të vlerësohet shqiptari puna dhe sakrifica e tij, ne kemi 27 vjet që kontribuojmë për Greqinë, dhe po bëjnë punët më të vështir ame pagat më të ulëta.

Greqia, i vetmi vend që i ka detyruar shqiptarët të ndërrojnë emrin kombësinë për të pasur bukën e gojës. mesazhi i dytë për qeverinë tonë, nuk është hera e parë që ne tradhtohemi nga qeveritë tona, qeveritarët tanë janë të shantazhueshëm nga të gjithë fqinjët, se etja për pasuri i ka bërë të futen në krim për korrupsion, janë të gatshëm të sheshin shpirtin për të qernë në pushtet. ne nuk do të pranojmë kurrë të cënohet territori jonë me pretekstin për tu futur në BE.

Shqipëria dhe trojet tona janë të përjetshme. organizatat janë të përkohshhme, ky vend i takon shqiptarëve dhe këtë qeveria duhet ta kuptojë një herë e mirë”, u shpreh protestuesja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat