Bularati braktis Katcifas

Shqipëria

Bularati braktis Katcifas

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 12:54
Konstantinos Katcifas

Ndërsa me qindra shqiptarë janë mbledhur në qendër të sheshit të Gjirokastrës, "Çerçiz Topulli", në Bularat, në përkujtim të 40-ditëshit nga ndarje e jetës e minoritarit Konstantinos Katcifas, situata është e tillë: E braktisur.

Qytetarë nga të gjitha trevat kanë dalë në një tubim paqësor në Gjirokastër në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Greqi, dhe jetëve të humbura padrejtësisht nga shteti atje. Ndërkohë, po sot në Bularat shënohet ceremonia përkujtimore e të 40-tave  siç njihen, 4 ditë nga ndarja nga jeta e ekstremistit grek Konstantinos Katcifas.

Ndryshe nga protesta e dhunshme dhe antishqiptare që u mbajt në Bularat kur ekstremistët dhe anëtarët e Agimit të Artë, rreth një muaj më parë dolën në tubim duke e quajtur hero Katcifasin, këtë të shtunë, Bularati është i braktisur. 

Në Shqipëri nuk janë lejuar të futen në pikë kufitare personat që mund të jenë të rrezikshëm dhe që me veprimet e tyre cënuan integritetin e shqiptarëve. 

Konstantinos Katcifas u vra nga forcat RENEA pas një përleshje të armatosur në fshatin minoritar të Gjirokastrës, ku ai qëlloi disa herë me armë kallashnikov, edhe në drejtim të forcave speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat