Polici grek me pistoletë drejt Bularatit, arrestohet

Shqipëria

Polici grek me pistoletë drejt Bularatit, arrestohet

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 14:18
Arma e sekuestruar

Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga Policia shqiptare, e cila ka vënë në pranga një koleg të shtetit grek.

Punonjësi i policisë greke, me shtetësi gjithashtu greke, kishte hyrë në territorin shqiptar dhe mëngjesin e sotëm u kap tek Ura e Kranesë në aksin Sarandë-Gjirokastër, teksa ishte duke shkuar në drejtim të fshatit Bularat. Ai u arrestua në flagrancë nga shërbimet e policisë shqiptare, pasi me vete kishte një armë zjarri pistoletë pa leje, e cila kishte edhe 6 fishekë.

Policia thotë se greku M. G, 35 vjeç, banues në Igumenicë të Greqisë, është me detyrë punonjës policie në pikën kufitare të Igumenicës në Greqi.

Policia e Sarandës njofton se materialet procedurale në ngarkim të policit grek i kaluan  Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi  dhe mbajtja  pa leje e armëve  luftarake dhe e municionit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat