Zgjedhjet lokale në Shqipëri, votuesit mbi 100 vjeç me listë të veçantë

Shqipëria

Zgjedhjet lokale në Shqipëri, votuesit mbi 100 vjeç me listë të veçantë

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Afrimi i datës së zgjedhjeve lokale në Shqipëri, që është dekretuar më 30 qershor, sipas ligjit ka detyruar Ministrinë e Punëve të Brendshme të publikojë listën paraprake të votuesve sipas njësisë administrative që jetojnë. Dhe gjatë kësaj jave Ministria e Brendshme ka publikuar listat paraprake zgjedhore.

Ligji për “Gjendjen Civile”, parashikon që në listat paraprake të publikohet dhe një listë e veçantë për të moshuarit mbi 100 vjeç dhe të moshuarit që bëjnë pjesë në këtë listë duhet të paraqiten te njësia përkatëse dhe të deklarojnë se janë të aftë të votojnë. Nga Ministria e Brendshme është mësuar se janë 1 500 të moshuar që ende rezultojnë në jetë të moshës mbi 100 vjeç. Këto rekorde do të bllokohen nëse gjatë procesit të verifikimit të listave këto të moshuar apo familjarët e tyre nuk do bëjnë deklarimin se këto janë në jetë.

Ndryshimi i fundit në ligjin për “Gjendjen Civile” është bërë në mesin e tetorit nga Kuvendi i Shqipërisë. Dhe këto ndryshime i lehtësojnë qytetarëve procedurat te zyrat e shërbimit të gjendjes civile.

Një nga ndryshimet, prek edhe të moshuarit mbi 100 vjeç. Objektivi ndryshimeve është pastrimi i regjistrave nga personat që kanë ndërruar jetë, por për të cilët nuk është bërë njoftim nga familjarët. Në radhë të parë këto ndryshime parashikojnë mundësinë që të jetë një rreth më i zgjeruar familjarë që kanë të drejtë të njoftojnë ndarjen nga jeta të familjarit të tyre.

Gjithashtu institucionet do bashkëveprojnë mes tyre për të dhënë informacion mbi ndarjen nga jeta të një personi. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Brendshme janë të ngarkuar për këtë. Po ashtu është hequr edhe gjoba, pra nëse më parë kalonte afati tre muaj për regjistrimin e një personi që ka ndërruar jetë, tashmë nuk ka më gjobë dhe kjo është një mundësi e mirë që ata që se kanë bërë ende lajmërimin ta bëjnë këtë.

Po ashtu, duhet thënë se ata që e kanë bërë për të abuzuar përmes kësaj procedure duke përfituar pension kanë konsumuar element të veprës penale, që përkthehet në përballje me ligjin në dyert e institucioneve të drejtësisë. Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se në vendin tone deri në fund të tetorit janë bllokuar në sistem 8 000 rekorde të mbi 100-vjeçarëve. Sipas pr/ligjit, këta nuk marrin shërbime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat