Tabaku: Në Ditën e Rinisë, Veliaj t’u japë zgjidhje banorëve të Bregut të Lumit

Shqipëria

Tabaku: Në Ditën e Rinisë, Veliaj t’u japë zgjidhje banorëve të Bregut të Lumit

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 18:04
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e pranishme sot gjatë protestës së banorëve të “Bregut të Lumit” ka kërkuar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj t’u japë një zgjidhje. Tabaku është shprehur se në Ditën e Rinisë, dhe në ditën simbol të demokracisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, të vlerësojë banesat dhe të nxjerrë një VKM për trajtimin e tyre.

Deklarata e plotë e Tabakut

Sot në Ditën e Rinisë, në ditën symbol të 8 dhjetorit, në ditën symbol të demokracisë, këta njerëz vazhdojnë të protestojnë edhe pas 28 vitesh për një të drejtë themelore që është e drejta e pronës. I bëj thirrje edhe njëherë qeverisë që të vijë të dëgjojë kërkesat e tyre të ligjshme. U bëj thirrje të gjithë atyre deputetëve të Partisë Socialiste që kanë ardhur dhe ju kanë premtuar se do ta vlerësojnë pronën e tyre. I bëj thirrje kryetarit të bashkisë të mos fshihet, port ë vijë të ballafaqohet këtu me premtimet e tij.

Këta njerëz, ashtu si unë, ashtu si Partia Demokratike, besoj ashtu si kryetari i bashkisë, duan që të vazhdojë të zhvillohet qyteti, por jo në kurriz të pronës së tyre. Këta njerëz duan që djersa dhe kontributi I tyre të vlerësohet. Këta fëmijë janë sot pasdite këtu, në këtë ditë të ftohtë dhjetori, ditë e shtunë, ndoshta duhet të ishin duke luajtur si gjithë moshatarët e tyre, por kanë ardhur të protestojnë për shtëpitë e tyre. Ditën e hënë ne do të jemi prapë këtu përsëri në orën 4. I bëjmë thirrje kryetarit të bashkisë që të sjellë përfaqësues, të vazhdojmë procesin e vlerësimit të banesave, të nxjerrim VKM-në, dhe të trajtohen ashtu si 200 familjet e tjera, që janë trajtuar që nga fillimi i Bulevardit.

Këta banorë do të vazhdojnë të protestojnë deri kur prona e tyre të jetë e mbrojtur. Unë ju siguroj mbështetjen time, të kolegëve të mi që janë sot këtu, dhe do jemi me ta, çdo ditë, derisa e drejta e tyre të fitojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat