Ambasada e SHBA dhe OJQ-të, bashkë në parandalimin e dhunës me bazë gjinore

Shqipëria

Ambasada e SHBA dhe OJQ-të, bashkë në parandalimin e dhunës me bazë gjinore

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 20:20
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë vijon të jetë një mbështetëse kryesore e nismave që ndihmojnë gratë në zonat rurale, me qëllim që këto të fundit të bëhen më të pavarura ekonomikisht.

Ambasada e SHBA në Tiranë bën me dije se përtej aktiviteteve ekonomike është punuar me OJQ-të vendore për parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

“Ambasada ka mbështetur nisma për të ndihmuar gratë në zonat rurale që të bëhen më të pavarura ekonomikisht dhe për të fuqizuar gratë dhe vajzat përmes trajnimeve profesionale. Përtej këtyre aktiviteteve ekonomike, kemi punuar me OJQ-të vendore për të edukuar komunitetet se si të parandalojnë dhunën me bazë gjinore. Ne do të vazhdojmë të punojmë për këto çështje përgjatë 16 ditëve dhe gjatë 365 ditëve të vitit” shkruan ambasada.

E Ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones ka marr pjesë në Forumin “Bëje botën portokalli!” në 16 ditët aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore, organizuar nga ambasada Amerikane në Tiranë dhe Albanian Women Empowerement Network.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat