Ndalimi i ekstremistëve grekë në kufi, OMONIA: Athina të mbajë qëndrim!

Shqipëria

Ndalimi i ekstremistëve grekë në kufi, OMONIA: Athina të mbajë qëndrim!

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 22:28
Foto

Ndalimi i hyrjes në territorin shqiptar të 235 shtetasve grekë (Lexo këtu), të cilët ishin nisur për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të Konstandin Kaçifas, ka sjellë reagimin e ashpër të shoqatës OMONIA. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, OMONIA i quan veprimet e policisë si represion dhe skenar terrorizmi, ndërsa i bën thirrje Athinës që të mbajë qëndrim.

Deklarata e OMONIA-s:
Familjarë dhe dhjetra besimtarë të tjerë nga Bularati, fshatra të tjerë dhe Greqia morën pjesë në lutjen e përbashkët për prehjen e shpirtit të Konstandinos. Në Qendrën Shpirtërore të Enorisë u ofrua për të gjithë pjesëmarrësit kafe nga ana e Këshillit Kishëtar. Morën pjesë gjithashtu parlamentarë nga parlamenti i Greqisë dhe Shqipërisë si edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës Helenike në Gjirokastër.

Ndërkaq dhjetra besimtarë të tjerë, pjesëtarë të Minoritetit Etnik Grek që përkohësisht jetojnë në Greqi, por edhe nënshtetas të Greqisë, nga dje në darkë u ndaluan në kufi për mbërritjen e tyre në Përkujtimore. Forcat të shtuara dhe të përforcuara të policies me grupe special të ardhura nga Tirana në stacionin kufitar të Kakavisë dhe Qafë Botës (Mavromati) nuk lejuan numër të konsiderueshëm qytetarësh dhe kjo pa arsye të qenësishme, për të hyrë në Shqipëri. Arsyet janë pa bazë ligjore ndërsa sjellja në zyrat e stacioneve kufitare i ka të gjitha ato cilësi të hetimit dhe më së shumti shkelin të drejtat e qytetarit, veçanërisht atyre të Bashkimit Europian që janë plotësisht të sanksionuara përsa i përket lëvizjes së lirë.

Posaçërisht denoncojmë se pengimi dhe refuzimi i hyrjes për pjesëtarët e MEG që kanë edhe nënshtetësi shqiptare përbën shkelje të patolerueshme të të drejtave të tyre themelore dhe plotësisht të sanksionuara. Së pari të drejtën e vizitës së lire dhe pa pengesë në fshtrat e origjinës dhe së dyti atë të të ushtruarit pa pengesë të të drejtave dhe lirive fetare sikundër ajo e nderimit të kujtimit të parafjeturve. Për më tepër personalitete politike nga Greqia, persona të jetës publike dhe shkencëtarë të sprovuar, së bashku edhe gazetarë iu nënshtruan në kufi “procedurave” të nëse nuk do të

kishin vullnet thelbësor të gjenden pranë dhimbjes së të afërmve dhe familjarëve të të ndjerit, do të duhej të ishin përballuar krejt ndryshe duke lënë akoma më të ekspozuar praktikat e autoriteteve shtetërore. Duke denoncuar autoritetet shtetërore të vendit për këto akte të një represioni thelbësor, ftojmë Qeverinë Greke që në mënyrë të posaçme t’i marrë në konsideratë incidentet dhe të reagojë duke patur në vëmendje mbrojtjen e Helenizmit autokton, pra pjesëtarëve dhe komuniteteve të MEG. Qëllimi i gjithë këtij skenari terrorizimi është e lehtë të kuptohet dhe ka të bëjë jo thjesht me manipulimin e MEG por me izolimin e tij esencial nga tokat amtare me objektiv shfarosjen e tij graduale.

Për më tepër dhe paralelisht me pengimin në kufi u bënë shoqërime të shumta në numër në rajonet policore të Gjirokastrës dhe Sarandës, kuadrosh të Organizatës së OMONOIA-s dhe pjesëtarësh të thjeshtë të MEG, nga të gjitha trevat: Gjirokastër, Himarë, Sarandë, si edhe qytetarësh Grekë që legalisht kishin hyrë në territorin e Shqipërisë. Në momentet që kjo Komunikatë redaktohet autoritetet policore vazhdojnë të mbajnë në zyrat e tyre shumë grekë pa i spjeguar në thelb arsyet që me gjasa mungojnë.

Minoriteti Etnik Grek në fakt ndodhet në një klimë rrethimi dhe regjim policimi intensive, që për më tepër e koordinon shërbimi antiterror, indikacion ky i shkallës së terrorizimit dhe frikësimit. Dhe ndërsa në Bularat ishte duke u kryer Përkujtimorja, në Gjirokastër, grupe nacionalistësh ekstremistë, demonstronin duke përforcuar drojën dhe shqetësimet për të ardhmen dhe perspektivën e Minoritetit Etnik Grek. E gjithë kjo çështje natyrisht që do të vihet në dijeni të faktorit ndërkombëtar në mënyrë që të ndërmarr masa direkte për t’iu imponuar qeverisë shqiptare të ndërpresë këto praktika që në masë të theksuar kujtojnë periudha të izolacionit dje rrëshqitje të rrezikshme në situata të genocidit të heshtur dhe gradual.

Gjithashtu, forcat e antiterrorit shoqëruan në policinë e Gjirokastrës, kreun e OMONIA-s për Himarën, Fredi Bejleri i cili po shkonte në Bularat për ceremoninë e të 40-ave të Kaçifas. Në postbllokun e ngritur në lagjen Punëtori në Kakavijë bashkë me Bejlerin, nga forcat e Anti-Terrorit janë shoqëruar edhe 5 persona të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat