Banorët e Astirit: Studentët janë shpirti ynë

Shqipëria

Banorët e Astirit: Studentët janë shpirti ynë

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 17:49
Pamje nga protesta

Banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish në protestë për të kërkuar anulimin e projektit të “Unazës së Re”, i cili parashikon të shemb shumë banesa. Ata e kanë cilësuar këtë projekt hajdutesh, ndërsa thirrjet e banoreve janë drejtuar  edhe kundër kryeministrit Rama duke kërkuar largimin e tij.

Gjithashtu banorët lëshuan thirrje të forta për drejtuesit e makinerive duke i kërcënuar se po afruan makineritë, do t’i djegim me benzinë. “Shtëpitë do t’i mbrojmë me gjak”. Protestuesit kanë shprehur mbështetjen për studentët, duke i cilwsuar ata si shpirti i tyre.

“ Studentet janë shpirti ynë. Rama do te ngelë në klase në qershor. Nuk do të marrë votat tona.Kjo qeveri ka ngelur dhe po e ndjen frikën që ka. Kur paligjshmëri bëhet ligj. Do të rrezojmë në dhjetor, o Edvin o Krye horr”, thanë ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat