Vrasjet e shqiptarëve në shtetin fqinj, Skëndaj: Sistemi penal grek po dështon

Shqipëria

Vrasjet e shqiptarëve në shtetin fqinj, Skëndaj: Sistemi penal grek po dështon

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 20:58
Erida Skëndaj

Drejtoresha Ekzekutive e Komitetit të Helsinkit në Shqipëri, Erida Skëndaj deklaroi se sistemi penal i drejtësisë greke ka dështuar.

E ftuar në studion e edicionit qëndror të lajmeve të orës 19:00 në Vizion Plus, Skëndaj teksa kometoi vrasjet e shtetasve shqiptarë në Greqi, pohoi gjithashtu se Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shprehur interes që të gjitha ngjarjet të marrin përgjigje.

 “Ne kemi shprehur interesin që t’i shikojmë këto ngjarje edhe nga pikëpamja e procesit ligjor. Dhe përmendim këtu të një shtetasi në 2004 ne kemi pasur një komuniukim me Komitetin e Helsinkit grekë dhe e kemi çuar çështjen në Strasburg duke zgjidhur çështjen. Sistemi penal I drejtësisë greke në këndëvështrimin tonë ka dështuar me pak fjalë.”

Ndërsa sa i takon rastit të thirrjeve raciste në ceremoninë mortore të Kaçifës, Erida Skëndaj deklaroi gjithashtu se Komiteti Helsinkit Shqiptar ka kërkuar nga autoritetet greke që të gjithë personat që bënë thirrje raciste të vihen para ligjit.

“Komiteti Kombëtar i Helsimkit pati një qëndrim në lidhje me parudhat e ceremonisë mortore të Kaçifës. Ne kemi kërkuar emrat e personave për t’I venosur pra drejtësisë këtë persona pasi thirrjet racisteve përbjën shkelej penale. Dhe Komisteti grek I Helsinkit I ka pranuar kërkesat tona pasi ka interes bashkëpunimi dhe këta persona janë vënë nën hetim.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat