Manjani: Politizim i protestës, Poshtërsi e propagandës, opozita duhet ti vihet përballë kësaj qeverie

Shqipëria

Manjani: Politizim i protestës, Poshtërsi e propagandës, opozita duhet ti vihet përballë kësaj qeverie

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 10:26
Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në një shenim në rrjetin social facebook pas debatit për politizim të protestës dhe për pjesmarrjen ose jo të opzitës.

“Llogjika e do që opozita të ishte aleate e studentëve, për ti dhënë kërkesave të tyre kuptim dhe zgjidhje”, shkruan Majani duke shtuar se “debati për politizim ose jo i protestës është poshtërsi e propagandës”.

Ja postimi i tij i plotë:

Nëse në protestën e studentëve ka vend për “Qorrat” e qeverisë, të cilët protestojnë Fake kundër vetes, nuk ka përse Opozita me sy në ballë të mos jetë aty.

Llogjika e do që opozita të ishte aleate e studentëve, për ti dhënë kërkesave të tyre kuptim dhe zgjidhje.

Në këtë rast opozita mund ti linte peng mandatet e saj parlamentare tek studentët, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Mandatet e opozitës janë në dispozicion të shoqërisë që kërkon punë, taksa të ulëta, arsim e shëndetësi FALAS si dhe shërbime publike të mira të ofruara nga shteti.

Debati për politizim ose jo i protestës është poshtërsi e propagandës.

Protesta medemek jo politike është në favor të qeverisë. Kjo e e fundit çfarë është NGO?!

Qeveria vetë është kulmi i politikes, ndaj “jo politikët” i ha të gjallë...

Opozita duhet ti vihet përballë kësaj qeverie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat