Rama: Studentët e telekomanduar nga partitë politike

Shqipëria

Rama: Studentët e telekomanduar nga partitë politike

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 11:20
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ia ka përgjigjur studentëve protestues, të cilët kanë thënë se nuk duan dialog por plotësim të kërkesave, duke iu thënë jo nuk bëhet në Shqipëri vetëm me kushte.

Rama ka thënë se i vetmi rast që ka pasur me një refuzim të tillë është me Lulzim Bashën, derisa ka shtuar se studentët janë të telekomanduar nga partitë politike.

“Nëse protesta nuk është politike, ku është problemi për të diskutuar”, tha ai.

Ai tha se studentët le të vinë të dialogojnë dhe mos ta ndërpren protestën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat