Ramën e nxjerr blof kryetari i FRESSH, shikoni me çfarë “studentësh” foli kryeministri LIVE

Shqipëria

Ramën e nxjerr blof kryetari i FRESSH, shikoni me çfarë “studentësh” foli kryeministri LIVE

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 14:25
Edi Rama

Përveçse fyrjeve të shumta në drejtim të kujtdo, krahasimit të studentëve me çadrën e opozitës vitin e shkuar apo goditjeve të tepërta të tavolinës për shkak të nervozizmit, këtë të hënë në komunikimin e tij në formatin e monologut, kryeministri pati dhe një moment “bashkëveprimi” në ERTV-në e tij, duke lexuar dhe kthyer përgjigje për disa nga komentet që studentët i kishin sjellë.

Por ashtu siç edhe dihet, nuk janë të pakta komentet që shkruhen nga djem të rinj që bëjnë pjesë në forumin rinor të PS-së. Mënyra sesi funksionon propaganda qeveritare ka dalë hapur këtë mesditë dhe kryeministrin e ka lënë në baltë vetë kryetari i FRESSH-it Eljo Hysko, për të cilin vetë Rama nuk dha konsiderata të larta, duke e cilësuar forumin si të “mbaruar”.

"Lolita" ka publikuar një mesazh të kryetarit të FRESSH, i cili i dikton “studentëve” se çfarë të shkruajnë si formë komenti në paraqitjen live të kryeministrit ditën e sotme, në rrjetin social facebook.

Për më tepër shikoni fotot, të cilat nuk kanë nevojë për komente

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat