“Ky është Beni, ka studiuar anglisht... jepi një kurs finance që të mos vdesë injorant”

Shqipëria

“Ky është Beni, ka studiuar anglisht... jepi një kurs finance që të mos vdesë injorant”

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 14:26
Arben Ahmetaj

Në ditën e gjashtë të protestës së studentëve nuk kanë munguar pankartat “politike” ku të rinjtë janë tallur apo kanë ironizuar disa nga drejtuesit më të lartë të qeverisë shqiptare.

Një pankartë në veçanti i referohet Ministrit të Financave Arben Ahmetaj, ku shkruhet:

"Ky është Beni... Beni ka studiuar anglisht, Beni është Ministër i FiNANCAVE, solidarizohu me Benin... jepi falas një kurs finance që të mos vdesë injorant! FEUT (Fakulteti i Ekonomisë)"

Një ironi më vete kjo ndaj Arben Ahmetajt, i cili pak muaj më parë në një seancë të komisionit të ekonomisë në parlament, i drejtohej njërir prej deputetëve të opozitës duke i thënë “do bëhesh meme”.

Një tjetër pankartë ka “kapur” në foto momentin kur kryeministri lëvizi nga qëndrimi i tij fillestar, kur para se protesta të përshkallëzohej, i quajti të rinjtë “ngelës” që kërkojnë heqjen e tarifës për provimet e mbartura.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat