Spiropali: Taulant Muka? Mos ta ulim nivelin e bisedës

Shqipëria

Spiropali: Taulant Muka? Mos ta ulim nivelin e bisedës

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 16:32
Elisa Spiropali

Elisa Spiropali, kur u pyet në Top Talk për ish-zëvendësministrin e Arsimit, Taulant Muka, i cili sot u cilësua nga kryeministri Edi Rama si një “larvë politike”, dhe për faktin nëse mban njeri përgjegjësi për emërime të tilla, u përgjigj shkurt.

“Mos ta ulim nivelin e bisedës. Nuk jam këtu për të folur për atë person. Ndenji dy javë dhe tregoi se kush ishte”, tha Spiropali.

Gjatë konferencës “live” nëpërmjet Facebook-ut, kryeministri Rama rrëfeu të vërtetën e tij lidhur me emërimin dhe me pas dorëheqjen e ish-zëvendësministrit të Arsimit, Taulant Muka.

“Këtë e nderova më shumë se çfarë është ky i nderuar. Çfarë bëri? Ditën e parë tha dua veturë me shofer. Po banjën, pse nuk e kam në zyrë? Babanë e dua shofer të punësuar në Ministri. Mund të jesh shkencëtar, por nuk do të thotë asgjë. Jep dorëheqjen papritur. Një larvë, kaq, këtë mendoj unë për këtë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat