Basha: Këta janë përgjegjësit e megaaferës në unazën e Re

Shqipëria

Basha: Këta janë përgjegjësit e megaaferës në unazën e Re

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 18:44
Lulzim Basha

I pranishëm tek protesta e Astritit në ditën e 37 të saj ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Banorët ishin sot sërish në shesh kundër prishjes së banesave nga projekti i Unazës së Re.

Ndërsa Basha tha se kryeministri Rama dhe kreu i ARRSH, Afrim Qëndro janë përgjegjësit kryesorë të kësaj megaafere.

“Kjo aferë është bërë me Edi Ramën dhe ai ka marrë drejtpërdrejtë përfitimet.

Kjo që po ndodh është pasojë e degjenerimit total të qeverisjes, shqiptarët s’po e mbajnë më dot keqqeverisjen. 40% e shqiptarëve nuk ngrohin dot shtëpitë e tyre. Pensioni nuk mjafton as për të blerë bukë

Për të mundësuar këtë vjedhje rekord 40 mln euro janë turrur mbi banorët, dhe po të mos ishte për qëndresën e banorëve dhe mbështetjen që i dha opozita e bashkuar, sot këto shtëpi do ishin shembur.

Nuk mjaftohen me vjedhje por do bëhet dhe për pastrim parash. Lëshojnë gojën me ofendime e kërcënime, duke i burgosur e joshur me të gjitha mënyrat.

Megjithatë duhet ta zgjidhë drejtësia këtë punë, po as drejtësi s’ka. A i ka marrë në pyetje Prokuroria të akuzuarit?

Kryeminsitri Edi Rama dhe kreu i ARRSH, Afrim Qendro janë përgjegjësit kryesorë për këtë vjedhje.

Kjo është radiografia si funksionon qeveria e Edi Ramës,” tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat