Shemben dy godina disa katëshe në “Unazën e Madhe” të Tiranës

Shqipëria

Shemben dy godina disa katëshe në “Unazën e Madhe” të Tiranës

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 20:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i bashkisë Tiranë, njofton se gjatë ditës së sotme ka shembur dy godina tre katëshe të ndërtuara pa leje në zonën e  “Astirit”.

Bashkia e Tiranës bën me dije se fillimisht është bërë boshatisja vullnetare e ndërtesave që shërbenin për banim dhe biznese nga materialet e vlefshme dhe orenditë shtëpiake, ndërsa më pas makineritë e rënda të IMT-së kanë ndërhyrë për të bërë shembjen e tyre.

Ashtu si edhe në ditët e mëparshme IMT dhe ndërmarrjet bashkiake edhe në këto dy rastet e sotme, kane gjetur bashkëpunimin e poseduesve të këtyre ndërtesave disakatëshe, të cilët kanë pranuar ti hapin rrugë realizimit të projektit të zgjerimit të “Unazës së Madhe”.

Ndërkohë që paralelisht me prishjen e ndërtimeve pa leje, makineritë e IMT-së dhe ndërmarrjeve të tjera bashkiake, kanë bërë dhe largimin e mbetjeve inerte pas procesit të prishjeve të këtyre godinave.

Bashkia e Tiranës bën me dije se është e vendosur që të çojë deri në fund punën për lirimin e gjithë gjurmës ku do të ndërtohet “Unaza e Madhe” nga të gjitha ndërtimet pa leje dhe objektet e tjera që do të shemben kundrejt parashikimeve që bën ligji i shpronësimeve. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat