Mbyllen mbi 4 mijë pika bastesh dhe kazino

Shqipëria

Mbyllen mbi 4 mijë pika bastesh dhe kazino

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

Pikat e basteve dhe lotot kanë mbylluar tashmë aktivitenin në mënyrë masive.

Shoqata e Basteve Sportive bën me dije se tashmë kanë mbetur më pak se 300 të tilla, të cilat janë duke hequr bazën materiale.Mësohet se një pjesë e këtyre subjekteve tashmë janë kthyer në bar-kafe. 

Subjektet që ushtronin aktivitetin e basteve apo loteve janë mbyllur mbyllur pothuajse të gjitha.

Një gjë e tillë është vërejtur edhe në rrethe. Ndërkohë që kazinotë duket se po shfrytëzojnë edhe ditët e fundit që ju jep hyrja e ligjit në fuqi pasi shumë pak prej tyre kanë mbyllur aktivitetin. 

Shoqata e Basteve Sportive deklaron se deri më tani janë mbyllur mbi 4 mijë pika bastesh dhe lotosh.

Ndërsa 300 të fundit janë në proces e sipër dhe tashmë po heqin televizorët e kompjuterët.

Shumë prej këtyre kompanive i kanë nxjerrë në shitje këto pajisje duke i shitur nën koston e tregut.

Por gjithashtu disa prej këtyre subjekteve kanë zgjedhur që të hapin Nipte të reja duke funksionuar si Bar-Kafe.

Sipas ligjit, duke nisur nga 31 dhjetori do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë elektronike, bastet sportive, si dhe çdo lloj basti për çdo garë të ashtuquajtur në pistë me kuaj apo qenë.

Ndërsa kazinotë elektronike, do të zhvendosen në hotelet me 5 yje ku do të vijojnë aktivitetin e tyre.

 Ligji i lojërave të fatit duhet të kishte hyrë në fuqi nga janari i vitit 2017, por me anë të një amendamenti ishin vetë socialistët që firmosën shtyrjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat