Bojkot Kombëtar, çfarë parashikohet të ndodhë sot me protestën e studentëve

Shqipëria

Bojkot Kombëtar, çfarë parashikohet të ndodhë sot me protestën e studentëve

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 07:12
Foto nga protesta

Sot duke qenë se rinins edhe një herë jeta universitare dhe shkollore pritet një pjesmarrje masive në protestën që do zhvillojnë studentët. Shumë nga ata kanë preferuar ta quajnë Bojkoti Kombëtar. Studentët do vijnë edhe nga universitetet e qyteteve të tjera por edhe nga Prishtina dhe Gjakova.

Gjithashtu nxënësit e gjimnazeve të ndryshme po vetorganizohen për të ardhur ne protestë. Ata kanë bërë thirrje në grupet e tyre që të bojkotojnë mësimin sot. Nxënës ka pasur edhe në disa ditë të tjera por u është bërë presion i vazhdueshëm për të mos shkuar.

Po ashtu qeveria u ka bërë presion nxënësve që të mos dalin as sot, por nga informacionet paraprake ato do marrin pjesë. Rama ka bërë presion tek Rektori dhe Dekanët që ti çojnë disa studentë në zyrën e tij dhe ta shesë si takim me studentët ashtu siç bëri me atë të djeshmen, por që deri tani nuk ja kanë dalë.

Ftesa është edhe për çdo qytetar të Shqipërisë që solidarizohet me kauzën të vijë dhe të mbështesë. Parashikohet që të jenë mbi 30000 studentë dhe gjimnazistë para Ministrisë së Arsimit.

Rama dhe Nikolla kanë sot afatin e fundit për pranimin e të gjitha kërkesave por pa dialog dhe negociata. Ky është kusht definitiv i vënë nga studentët. Ata kanë paralajmëruar se në qoftë se nuk merren parasysh siç është bërë deri tanim atëherë protestat do përshkallëzohen.

Tek fotoja e mëposhtme do gjeni edhe foton që tregon agjendën:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat