Alpet e malet e Shqipërisë, potencial të jashtëzakonshëm për turizëm

Shqipëria

Alpet e malet e Shqipërisë, potencial të jashtëzakonshëm për turizëm

Nga: ATSH Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 10:12
Ilustrim

Alpet e malet e Shqipërisë kanë një pasuri e potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve fton të gjithë të mbrojnë e promovojnë Alpet e malet e Shqipërisë.

“E “stolisur” me Alpe dhe male nga më të bukurit në botë dhe me një natyrë të mahnitshme, Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë një mrekulli apo një “diamant” i Europës, siç e cilësojnë dy video-blogerët e famshëm Alyne e Nuseir Yassin”, shprehet Presidenti Meta, transmeton atsh.

“Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve, i ftoj të gjithë të mbrojmë e promovojmë Alpet e malet tona, që kanë një pasuri e potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit, për të rritur mirëqenien e banorëve të këtyre zonave dhe për të ardhmen e shëndetshme të fëmijëve e të gjithë qytetarëve”, thekson Meta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat