Parqet kombëtare të Shqipërisë prezantohen në kryeqytetin slloven

Shqipëria

Parqet kombëtare të Shqipërisë prezantohen në kryeqytetin slloven

Nga: ATSH Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 14:42
Parqet kombëtare të Shqipërisë prezantohen në kryeqytetin slloven

Parqet Kombëtare të Shqipërisë janë prezantuar në kryeqytetin slloven.

Në pjesën ballore të parkut Tivoli të Lubjanës, janë prezantuar foto të formatit të madh të parqeve natyrore të mbrojtura të harkut dinarid, duke përfshirë parqe nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Sllovenia.

 Dymbëdhjetë foto i kushtohen parqeve të Shqipërisë si Valbona, Thethi, Liqeni i Shkodrës, Mali i Dajtit, Divjaka-Karavasta, Mali i Tomorit, Karaburuni dhe Bredhi i Hotovës, transmeton atsh.

Rrjeti i zonave dinaride të mbrojtura përmes kësaj ekspozite synon të prezantojë dhe realizojë me veprime konkrete interesin e përbashkët në përmirësimin e mbrojtjes të mjedisit, promovimin e zonave të mbrojtura natyrore dhe zbatimin e praktikave më të mira për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat