Amendamentet e Kryemadhit, Rama: Doktoresha e Shkencave s’paska fjetur mbrëmë, si Lul Artisti!

Shqipëria

Amendamentet e Kryemadhit, Rama: Doktoresha e Shkencave s’paska fjetur mbrëmë, si Lul Artisti!

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 09:01
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi në Twitter pas amendamenteve të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, për t’i dhënë zgjidhje kërkesave të studentëve. Duke ironizuar kreu i qeverisë e quan Kryemadhin Doktore të Shkencave. Sipas tij, ajo nuk ka fjetur njësoj si edhe Basha, të cilin ai e quan Lul Artisti dhe ka gjetur zgjidhjen shkencore.

“Doktoresha e Shkencave, Monika Kryemadhi, s’paska fjetur mbrëmë si Lul Artisti (që para se t’ia fuste gjumit u la porosi qytetarëve,t’u çonin ushqime e batanije protestuesve)! Ajo e paska gdhirë duke menduar për të shkretët studentë në të ftohtë dhe ka gjetur zgjidhjen shkencore”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat