Shpërthen automjeti te “Kopshti Botanik”, s’ka të lënduar

Shqipëria

Shpërthen automjeti te “Kopshti Botanik”, s’ka të lënduar

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 11:37
Pamje nga shpërthimi

Një automjet ka shpërthyer pak çaste më parë në zonën e njohur si “Kopshti Botanik” në kryeqytet, pasi ishte përfshirë më herët nga flakët.

Si pasojë e ngjarjes së ndodhur në rrugën dytësore, pranë nënkalimit, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa siç shihet në foto, automjeti tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit S.S. ka qenë i parkuar në anën e rrugës.

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse që bënë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa atje ndodhet edhe një grup hetimor nga policia për të hetuar shkaqet e shkrumbimit.

Nga policia raportohet ndërkohë se ka pësuar dëmtime vetëm një mjet tjetër Ford, i cili ndodhej i parkuar afër atij që u dogj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat