Diçka po lëviz në kryeministri, në zyrën e Ramës shkon Lindita Nikolla

Shqipëria

Diçka po lëviz në kryeministri, në zyrën e Ramës shkon Lindita Nikolla

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 12:24
Protesta e studentëve

Protesta e studentëve vijon edhe këtë të mërkurë, tashmë e ndarë në dy vatra kryesore, atë që ndohet në kryeministri dhe atë pjesë të të rinjve që qëndrojnë ende përballë Ministrisë së Arsimit.

Ndërkohë në godinën e kryeministrisë është parë një përqendrim i lartë i makinave shtetërore, por po ashtu dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e cila ka hyrë pak minuta më parë në zyrën e kryeministrit. Kamerat e kanë filmuar hyrjen e daljen e Lindita Nikollës nga kryeministria, teksa ende nuk dihet se për çfarë është bërë takimi. Ende nuk dihet nëse Nikolla është takuar personalisht me Edi Ramën apo me ndonujë tjetër drejtues të lartë në kryeministri, por duket se diçka po lëviz.

Kujtojmë se këtë të mërkurë Rama ka reaguar përmes dy postimeve në rrjetet sociale, duke kërkuar dialog me studentët, një thirrje që si herët e tjera, është refuzuar nga të rinjtë protestues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat