Protesta e Studentëve, Rama nis shkarkimet masive të përfaqësuesve të qeverisë

Shqipëria

Protesta e Studentëve, Rama nis shkarkimet masive të përfaqësuesve të qeverisë

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 12:44
Edi Rama

Në ditën e 8 të protestës së studentëve, kryeministri Edi Rama ka nisur të shkarkojë përfaqësues të qeverisë në mënyrë massive.

Sipas burimeve të ABC News, kryeministri Edi Rama ka shkarkuar anëtarët e caktuar nga qeveria në Bordet e Administrimit të Universiteteve.

Rama e pati paralajmëruar shkarkimin e tyre në monologun e tij të ditës së hënë, duke thënë se atat do të shkarkohen që të gjithë.

Kujtojmë se disa minuta më parë në kryeministri është parë dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e cila ka qëndruar një kohë në godinën e drejtuar nga Rama. Ende nuk është mësuar se për çfarë është diskutuar, por duket se në ditën e tetë të protestës do të ketë lëvizje nga ana e qeverisë, kjo pasi kërkesa e Ramës për dialog është refuzuar vazhdimisht nga studentët.

Një ndër kërkëesat e studentëve ka qenë pikërisht shtimi i numrit të studentëve në bordet e administrimit të Universiteteve dhe mesa duket kryeministri ka nisur një strategji të plotësimit të disa kushteve për të patur kësisoj më shumë avantazh ndaj protestuesve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat