Rruga e Lumit të Vlorës, vazhdon puna edhe për veprat e artit

Shqipëria

Rruga e Lumit të Vlorës, vazhdon puna edhe për veprat e artit

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 17:08
Pamje nga punimet

Fondi Shqiptar për Zhvillim vijon punën për rikonstruksionin e rrugës së Lumit të Vlorës.

Fondi Shqiptar për Zhvillim, sqaron se aktualisht në rrugën e Lumit të Vlorës po vazhdon puna edhe për ndërtimin e veprave të artit pjesë e këtij segmenti.

Ndërkohë bëhet me dije se ka përfunduar puna për vendosjen e “pilotave” në këmbët e urës pranë fshatit Kote dhe urës në kilometrin e 17-të dhe është kryer edhe lidhja e tyre me rrugën.

Më herët drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Benet Beci, tha se ndërtimi i rrugës së Lumit të Vlorës do të sjellin një impakt të rëndësishëm në zhvillimin e zonës. “Pjesa e fshatrave përreth lumit, do të lidhen me aksin kryesor. Po shohim edhe se si të lidhim zonën e Tepelenës, e më tej poshtë deri në Himarë”, ka deklaruar kreu i FSHZH, Benet Beci.

Bëhet fjalë për më shumë se 90 km rrugë, një lidhje tjetër paralele me bregdetin e Shqipërisë, krejtësisht e re që do t’i japë Vlorës një hapësirë të re në funksion të turizmit e gjithashtu edhe një impakt të qëndrueshëm e jetëgjatë në sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë duke mundësuar dalje direkte dhe të shpejtë të produkteve në tregun vendas, por edhe atë të huaj për eksport. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat