Bashkëpunëtorët e agjencive të Sigurisë, miratohet kompensimi në rast të rënies në detyrë

Shqipëria

Bashkëpunëtorët e agjencive të Sigurisë, miratohet kompensimi në rast të rënies në detyrë

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e së mërkurës vendimin mbi kriteret dhe masën e përfitimit të kompensimit në rast humbje të jetës në detyrë të punonjësve civilë që kanë krijuar marrëdhënie bashkëpunimi të fshehtë me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM).

Vendimi përcakton se për rastet e humbjes së jetës, familja me anëtarë bashkëshorten/bashkëshortin, fëmijët nën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur kryejnë studimet e larta, prindërit bashkëjetues dhe personat në kujdestari, në çastin e humbjes së jetës së punonjësit civil të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM) dhe personit civil që ka krijuar marrëdhënie bashkëpunimi të fshehtë me këtë agjenci, përfiton kompensim në masën jo më pak se dyqind mijë lekë për çdo anëtar, pasi të paraqitet dokumentacioni i nevojshëm.

Përgjegjëse për përgatitjen e dokumentacionit që vërteton ekzistencën e rasteve, në zbatim të pikës 2 dhe/ose 3, të këtij vendimi, pas vërtetimit të rastit të humbjes së jetës, për shkaqe jonatyrale, ngarkohet Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes (AISM)

Ndërkaq, procedurat për dhënien e kompensimit të veçantë përcaktohen me udhëzim të ministrit të Mbrojtjes si dhe efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi,  përballohen nga buxheti i kësaj Ministrie. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat