Ashtu siç ka ndodhur këto ditët e fundit, Shqipëria edhe sot ka qenë në protestë.
Veç asaj të studentëve në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera të vendit, sot janë ngritur edhe minatorët në Bulqizë.
Minatorët e Bulqizës të rrënuar ekonomikisht puna e papaguar, kushtet e rënda të punës, nga çmimet e larta, rritja e taksave dhe papunësia janë ngritur në këmbë duke protestuar në qendër të qytetit.
Rajoni me pasuri të rralla nëntokësore, por me nivelin më të lartë të varfërisë kërkon jetesë më të mirë, rritjen e pagave, uljen e çmimit të karburantit, punësim dhe taksa më të ulëta.
Minatorët kërcënojnë me grevë urie nesë nuk plotësohen kushtet e punës dhe nuk miratohet statusi i minatorit.
Ndërsa edhe sot banoret e Shkodrës po protestojnë në hyrje të qytetit.
Protestuesit kërkojnë jetesë më të mirë, rritjen e pagave, uljen e çmimit të karburantit, punësim dhe taksa më të ulëta.