Kush janë bosët e drogës në Lazarat (Me emra)

Shqipëria

Kush janë bosët e drogës në Lazarat (Me emra)

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 23:59
Lazarat

Banorët e Lazaratit në kamera kanë frikë të flasin për emrat e trafikantëve të drogës.

I vetmi që guxon, deri diku është mjeku i nderuar me orgjinë nga ky fshat.

“Faktet treguan që edhe një pjesë e drejtuesve, ose e atyre që e merrnin hashashin nga Lazarati për ta eksportuar jashtë, ishin nga këta grupe ekzistuese të mëparshme nga krahinat e Vlorës dhe krahina të tjera”, tha mjeku Islam Buci.

Grupet e mëparshme, që operonin në zonën e Vlorës tashmë njihen nga e gjithë Shqipëria. Ata janë vëllezërit Habilaj. Jashtë kamerave edhe banorët e Lazaratit, na thonë se Habilajt hynin e dilnin ne fshat me makinat e tyre rregullisht.

Mesa duket në Lazarat ka pasur interesa të përfshira nga të dyja palët e politikës. Nga njëra anë Kryeministri Berisha i dha krah të lirë kultivimit të hashashit. Nga ana tjetër, njerëz të lidhur ngushtë me strukturat e Partisë Socialiste hynin e dilni në këtë fshat. Madje edhe djem deputetësh.

“Një pjesë e djemve që qenë atje, qenë djemtë e deputetëve të Partisë Socialiste”, tha Islam Buçi për Top Story.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat