Berisha për protestën: Rama ose dorëzohet, ose rrëzohet!

Shqipëria

Berisha për protestën: Rama ose dorëzohet, ose rrëzohet!

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 06:31
Sali Berisha

Në mbyllje të emisionit “Open” me Eni Vasilin, ku diskutoi për protestën e studentëve në Shqipëri, ish kryeministri Sali Berisha pati edhe një mesazh për këta të fundit.

“Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të jashtëzakonshme për këtë akt shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Ky njeri që ka çuar studentët në protestë, ka vrarë shpresën e qytetarëve të këtij vendi dhe kjo lëvizje ka “ndezur” një dritë entuziazmi për shoqërinë shqiptare”, tha Berisha.

Ish kryeministri tha se nuk ka asnjë këshillë për studentët, ndërsa ishte i prerë në parashikimin e fundit të saj, duke paralajmëruar njëkohësisht edhe pasardhësin e tij, Edi Ramën.

“Studentët nuk kanë nevojë për këshillat e mia, pasi ata janë të gjithë të barabartë dhe kjo e bën të veçantë këtë protestë. Fundin e protestës unë e shoh ose me dorëzimin, ose me rrëzimin e Edi Ramës. Pra, ose kryeministri plotëson kushtet, ose rrëzohet”, theksoi Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat