Studentët sot sërish në protestë, pritet grumbullimi para kryeministrisë

Shqipëria

Studentët sot sërish në protestë, pritet grumbullimi para kryeministrisë

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 09:29
Ilustrim

Studentët do vijojnë sot protestën në ditën e saj të 10 përpara Kryeministrisë.

Ata kanë njoftuar grumbullimin në fakultetet në orën 08:30 deri në oran 09:30 dhe më pas do të marshojnë drejt Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" për t'iu bashkuar grupit të vogël të protestuesve që kanë kaluar natën përpara Kryeministrisë në orën 10:00. 

Në thirrje theksohet se protesta duhet të vazhdojë paqesisht dhe për asnjë moment nuk duhet të përshkallëzohet. Të mërkurën dhe të enjten u zhvillua në tre sheshe: përpara Ministrisë së Arsimit, Kryeministrisë, ndërsa dje protestuan edhe përpara Kuvendit teksa paralelisht zhvillonte punimet seanca plenare. 

Studentët kërkojnë realizimin e tetë kushteve që i kanë vënë qeverisë, ndërsa nga ana tjetër për disa herë me radhë kryeministri Edi  Rama i ka ftuar në dialog, ftesë e cila është refuzuar nga studentët.

Kërkesat e fundit/ Letra drejtuar Ramës, Ruçit e Nikollës nga Këshillat Studentorë/ Datë 9 Dhjetor

1. Rritja e buxhetit në 5% e GDB me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për cdo nivel studimi, përmirësim e mësimdhënies dhe infrastrukturës (universitete dhe konvikte).

2.Transparence me buxhetin nga ministria e Arsimit dhe IAL-ve, publikimi të gjitha shpenzimeve online

3.Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe cdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4. Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

5.Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, ligji i arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që bordi i administrimit të IAL-eve të ketë numër të barabartë votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6.Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-19

7.Ndërtimi i bibliotekave me starndarde europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

8.Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat