Ruçi pret Lenaerts: Reforma në drejtësi në rrugë të mbarë, presim hapjen e negociatave me BE-në në 2019

Shqipëria

Ruçi pret Lenaerts: Reforma në drejtësi në rrugë të mbarë, presim hapjen e negociatave me BE-në në 2019

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 13:16
Gramoz Ruçi, Kreu i Kuvendit dhe Koen Lenaerts, Kreu i Gjykatës europiane të drejtësisë

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur sot në një takim kreun e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, Koen Lenaerts ku foli rreth hapave të hedhura deri më tani në procesin e reformës në drejtësi. 

Duke foluar në Forumin “Konkurrenca dhe biznesi”  kreu i parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi u shpreh Shqipëria dhe Gjykata Evropiane e Drejtësisë po bashkëpunojnë intensivisht për ngritjen e organeve të qeverisjes së drejtësisë.  Gjatë këtij takim shprehu vendosmërinë e autoriteteve shqiptare për të çuar përpara ecurinë e  reformës në drejtësi. Ai tha se Reforma në Drejtësi e vettingu, janë nisma të guximshme dhe unike.

Gjithashtu, foli për lirinë e tregjeve, duke thënë se po punohet në këtë drejtim dhe se është shumë e rëndësishme që rritja ekonomike të përkthehet në shërbim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.

 Nga ana e tij, Kreu i Gjykatës Europiane Lenaerts u ndal tek Reforma në Drejtësi dheVettingun, nisma të rëndësishme dhe të guximshme duke thënse se është në rrugë të mbarë dhe se me këtë reformë Shqipëria po hedh bazat e një gjyqësori të pavarur.

Duke ju referuar integrimit të Shqipërisë kreu i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë u shpreh  se Shqipëria një vend i rëndësishëm për BE-në. Veçmas ai veçoi diversitetin fetar në Shqipëri, si një aset për BE-në. BE pasurohet duke pranuar vende me frymë evropiane si Shqipëria, presim hapjen e negociatave me BE-në në 2019.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat