PDIU: Mbështesim studentët, Kryeministri po luan kungulleshkash

Shqipëria

PDIU: Mbështesim studentët, Kryeministri po luan kungulleshkash

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 15:42
Protesta e studentëve

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka dalë në mbështetje të stuentëve në ditën e 10 të protestës së tyre për plotësimin e 8 kërkesave.

Po ashtu në deklaratën e PDIU akuzohet kryeministri Edi Rama se po vazhdon me kokëfortësi lojën e kungulleshkave dhe refuzon të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

PDIU bën me dije që nuk votoi ligjin e arsimit të lartë, si një ligj klientelist, e që do sillte pasoja të pariparueshme në sistem.

“Sot ne jemi përkrah studentëve të cilët i mësuan çdo qytetari të ketij vendi se për të drejtat luftohet pa kompromis,” thuhet në deklaratën e PDIU.

Ja deklarata e plotë:

Dita e 10 e grevës së studentëve dhe ende nuk ka asnjë zgjidhje politike për ta. Tre ditë në dhjetor 1990 ju deshën studentëve për të përmbysur regjimin më të egër komunist të kohës. U bënë ditë që Kryeministri  vazhdon me kokëfortësi lojën e kungulleshkave dhe refuzon të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

Në mënyrë të ndërgjegjshme PDIU nuk votoi ligjin e arsimit të lartë, si një ligj klientelist, e që do sillte pasoja të pariparueshme në sistem.

Sot ne jemi përkrah studentëve të cilët i mësuan çdo qytetari të ketij vendi se për të drejtat luftohet pa kompromis.

Studentët janë ende sot përpara godinës së kryeministrisë, në shi e në të ftohtë, duke i bërë nder çdo shqiptari.

I bëjmë thirrje Edi Ramës, plotëso menjëherë kërkesat e tyre që dhe vetë i quan të drejta, e ktheje Universitetin në normalitet, shfuqizo ligjin e Arsimit të Lartë e ribëje atë me studentët e pedagogët, sepse përndryshe ky vend nuk do të ketë asnjëherë qetësi.

Ftojmë të gjithë përkrahësit tanë ti bashkohen studentëve e ti ndihmojnë si të munden, me praninë e tyre, ushqime e batanije. Ata janë femijët tanë dhe pjesa më e mirë e këtij vendi, e nuk mund të lihen kurrsesi vetëm, e as të munden nga arroganca e pandjeshmëria e një njeriu të vetëm, që ndersa u jep të drejtë studentëve, në vend që t’ju kërkoj falje, i mban në rrugë se duhet të takojnë Atë … shkaktarin e shkatërimit të dijes që aq shumë ka nevojë ky vend i drejtuar nga injorant, e dallkauke e të pa shkolluar. Ne jemi me ta! Të gjithë duhet ti ndihmojmë si një shpresë për këtë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat