“Unaza e Madhe” e Tiranës, bashkia vijon prishjen e ndërtimeve pa leje

Shqipëria

“Unaza e Madhe” e Tiranës, bashkia vijon prishjen e ndërtimeve pa leje

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 19:10
“Unaza e Madhe”

Inspektorati Ndërtimor i Bashkisë se Tiranës ka vijuar edhe sot me prishjen e disa objekteve të tjera pa leje, të cilat janë ndërtuar në gjurmën e “Unazës së Madhe”.

Bëhet fjalë kryesisht për objekte që shërbenin për funksione biznesi të ndërtuara pa leje në vijën e parë anës rrugës dhe që preken nga projekti i zgjerimit të unazës.

Specialistët e IMT dhe të ndërmarrjeve të tjera bashkiake kanë gjetur bashkëpunimin e banorëve që posedonin këto objekte, të cilët kanë pranuar që t’i boshatisin ato vullnetarisht dhe për t’i krijuar mundësi mjeteve të rënda që të vazhdojnë me procesin e prishjeve.

Krahas këtij procesi, bashkia e Tiranës ka vijuar edhe me largimin e mbetjeve inerte. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat