Nga protesta në Shqipëri, urohet Ushtria e Kosovës

Shqipëria

Nga protesta në Shqipëri, urohet Ushtria e Kosovës

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 00:34
Gentian Mehmeti

Kosova sot shkroi edhe një faqe të historisë së saj duke themeluar ushtrinë e saj.

Ky vendim historik u përshëndet dhe u festua në çdo cep të Kosovës.

Këtij vendimi i janë gëzuar edhe vëllezërit në Shqipëri. Në një video të bërë nga protesta e studentëve, protestuesit urojnë Kosovën për vendimin e saj historik.

Ai që uroi të gjithë ishte Gentian Mehmeti, student nga Kosova por që studion në Tiranë.

Gentiani iu drejtua protestuesve se në këto momenti që po flasim është duke u votuar ushtria e Kosovës. Entuziazmi dhe gëzimi u vërejt tek të gjithë protestuesit.

Pas kësaj Gentiani bashkë me studentët filluan të këndonin këngën e famshme ‘Xhamadani Vija Vija’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat