Për pak u rrëzua! Bashës i ngatërrohen këmbët...Rama e tall në Instastory

Shqipëria

Për pak u rrëzua! Bashës i ngatërrohen këmbët...Rama e tall në Instastory

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 14:29
Pamje nga video

Pasi mbaroi fjalën gjatë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, lideri demokrat Lulzim Basha ka pasur një incident të vogël

Mes ovacioneve dhe duartrokitjeve të të pranishmëve në sallë, teksa ka përshëndetur me dy gishtat lart, Basha për pak sa nuk u rrëzua pasi nuk e pa shkallën që i duhej të zbriste.

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar u mbajt në Pallatin e Kongreseve dhe i hap rrugën zgjedhjes ekipit të ri të Lulzim Bashës me të cilin ai do të dalë para votuesve për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Këtë incident nuk ka lënë pa e komentuar edhe kreu i qeverisë, Edi Rama. Ai e ka postuar videon me incidentin e Bashës në Instastory, dhe ka lënë shënimin: “Pse mer e keni zgju herët sot. Po o gjynof mer?”

Pasi mbajti fjalën e tij në punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha vijoi më tej me procesin e votimit. Pasi hodhi votën e tij në kutinë e votimit, kryetari Basha vijoi të përshëndetej me delegatë e pjesëmarrës të tjerë në punimet e Kuvendit, madje duke bërë edhe “selfie” me ta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat