I zhdukur në Greqi prej 20 ditësh, gjendet në Shqipëri

Shqipëria

I zhdukur në Greqi prej 20 ditësh, gjendet në Shqipëri

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 14:32
Dimitri Raptaki

Një 39-vjeçar grek i larguar nga familja e tij në Athinë, ishte shpallur i zhdukur më 23 nëntor.

Policia greke kishte nisur kërkimet për gjetjen e tij, ndërsa njoftimin e kishte bërë publik edhe në media duke kërkuar ndihmën e qyterarëve.

Por, një telefonatë mbrëmjen e së enjtes më 13 dhjetor, çoi në zbulimin e vendndodhjes së të zhdukurit. Dimitri Raptaki ishte ndaluar në Shqipëri pranë kufirit. 

Autoritetet greke u vunë në dijeni menjëherë për 39-vjeçarin. Ky i fundit u dërgua sërish në Greqi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat