“Unaza e Madhe”, vijon puna për prishjen e ndërtimeve pa leje te “Astiri”

Shqipëria

“Unaza e Madhe”, vijon puna për prishjen e ndërtimeve pa leje te “Astiri”

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 19:00
“Unaza e Madhe”

Pavarësisht reshjeve të dendura të shiut, Inspektorati Ndërtimor i bashkisë së Tiranës që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka vijuar edhe këtë të shtunë me prishjen e disa objekteve të tjera pa leje, të cilat janë ndërtuar në gjurmën e “Unazës së Madhe”.

Objekte që shërbenin për funksione biznesi të ndërtuara pa leje në vijën e parë anës rrugës janë shembur nga mjetet e rënda të IMT-së, për t’i hapur rrugë kantierit për realizimin e projektit.

Paralelisht është punuar edhe për largimin e mbetjeve, ku është kryer transporti i tyre i plotë duke liruar totalisht hapësirat.

Specialistët e IMT dhe të ndërmarrjeve të tjera bashkiake kanë gjetur bashkëpunimin e banorëve që zotëronin këto objekte, të cilët kanë pranuar që t’i boshatisin ato vullnetarisht dhe për t’i krijuar mundësi mjeteve të rënda që të vazhdojnë me procesin e prishjeve. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat