Veliaj, thirrje studentëve: Keni të drejtë në kërkesat tuaj, dialogoni me qeverinë!

Shqipëria

Veliaj, thirrje studentëve: Keni të drejtë në kërkesat tuaj, dialogoni me qeverinë!

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 21:44
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në prononcimin e tij për median pas protestave të studentëve, në Londër se studentët kanë të drejtë, por u kërkoi atyre që të shfrytëzonin përkrahjen e kryeministrit Edi Rama për këtë protestë.

Veliaj ndodhet në Londër, ku është intervistuar nga BBC për të promovuar Tiranën dhe transformimin e saj në vitet e fundit.

Erion Veliaj ndodhet në Londër për t’u intervistuar nga BBC për transformimin e Tiranës. Por, në prononcimin e tij të parë për mediat shqiptare që kur ka filluar protesta studentore, kryetari i Bashkisë Tiranë i tha Top Channel-it në Londër se, ndonëse bashkia nuk ka kompetenca për arsimin e lartë, si kryebashkiak dhe si ish-aktivist i protestave ka “vetëm admirim për mënyrën se si janë organizuar studentët”.

Sipas tij, reformën në arsim shumë vetë e kanë keqkuptuar, ku rektorë dhe dekanë kanë marrë vetëm privilegjet dhe jo përgjegjësitë.

Duke folur për Top Channel në Londër, Erion Veliaj dha këtë mesazh për studentët protestues: “Thirrja ime për studentët është: mos u influenconi nga partitë. E di që në çdo fakultet janë lacat e partisë që mundohen të ndezin zjarre të paqena. Thirrja ime është mos mendoni për politikanët që kanë hallin te zgjedhjet e ardhshme”.

Në lidhje me Kartën e Studentit, Veliaj tha: “Bashkia do ta emetonte nëse universitetet do të mbeteshin shtetërore. Përsa kohë që morën pavarësinë e tyre, kjo është një nga detyrat që duhet të bëjnë. Por, atë mund ta bëjë edhe bashkia me kënaqësi, por duhet të ulemi. Ka disa detaje që duhen diskutuar edhe për Kartën e Studentit”.

Erjon Veliaj ishte në Londër si i ftuar special i programit më popullor të Radio BBC World Service i quajtur The Weekend, që ndiqet nga miliona dëgjues nga e gjithë bota çdo të shtunë. Edhe pse programi diskuton ngjarje të rëndësishme të javës në botë, BBC i ka dhënë mundësi për të promovuar Tiranën dhe transformimet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat