Basha, thirrje prindërve dhe qytetarëve, t’i bashkohen protestës së studentëve

Shqipëria

Basha, thirrje prindërve dhe qytetarëve, t’i bashkohen protestës së studentëve

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 07:37
Kryetari i PD-së Lulzim Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka bërë thirrje, mbrëmjen e së dielës, qytetarëve t’i bashkohen protestës së studentëve.

Protestat janë ngritur në të gjithë Shqipërinë dhe nuk mund të ndalen më, theksoi Basha, nga Unaza e Re, aty ku iu bashkua sërish revoltës së banorëve që po u shemben shtëpitë dhe bizneset.

Dua ta bëj të qartë sot, - theksoi kryetari i PD, -së  se prej ditës së parë ne kemi mbështetur dhe mbështesim fuqimisht protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre të drejta, 8 pikat e tyre.

Sikundër dua të përsëris sot ftesën ndaj prindërve të studentëve, ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë, ndaj demokratëve, ndaj socialistëve, ndaj të gjithë anëtarëve të partive politike, por jo të organizatave kriminale si ajo e Rilindjes, të ju bashkohen bijëve dhe bijave të tyre. Kjo është një protestë e drejtë.

Kërkesat e tyre kanë mbështetjen time të plotë, kanë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike, kanë mbështetjen e plotë të çdo qytetari të ndershëm.

Edi Rama nuk ka asnjë lloj besueshmerie më të ulet e të negociojë me ta.

Një vit më poarë Edi Rama ia hodhi popullit shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar, kur nga njëra anë bëri marrëveshje për zgjedhje të lira e të ndershme dhe pastaj i dhunoi ato. Një vit më vonë e ka kuptuar shumë qartë, bota dhe Shqipëria, se problem është Edi Rama. Ndaj nuk ka më besim tek ai. Ai duhet të plotësojë kërkesat e studentëve, ne i mbështesim këto kërkesa dhe ne

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve ti bashkohen protestës së tyre.

Protestat janë ngritur në të gjithë Shqipërinë. Këto nuk mund të ndalën më, nuk mund të ndalën dhe nuk ndalen më!

Kjo nuk është një gjendje e cila mund të menaxhohet përmes propagandës dhe mashtrimeve të tij, apo shërbimeve që u bëjnë disa media të cilat janë bashkëhajdutë, tek unaza e re dhe tek skemat e tjera korruptive.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat