Kuvendi do të mblidhet dy herë këtë javë

Shqipëria

Kuvendi do të mblidhet dy herë këtë javë

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 12:03
Kuvendi i Shqipërisë

Këtë javë do të zhvillohen dy seanca parlamentare. 

Mësohet se në seancën e së enjtes do të rrëzohet dekreti i Presidentit Meta për buxhetin.

Ndërsa seanca e të premtes do të jetë e posaçme vetëm për vetingun në politikë.
Burime nga grupi bëjnë të ditur se deputeti, Pjerin Ndreu ka shprehur ankesa për pjesëmarrjen e ministrave në komisione.

Ndreu: Duhet që me ministrat të koordinohemi. Kemi marrëveshjen e llogaridhënies.

Përsa i përket ligjit për arsimin e lartë, qëndrimi i mazhorancës është se ai nuk preket. Problemet sipas PS qëndrojnë te zbatueshmëria e ligjit. Ka ende rreth 20 akte nënligjore që ende nuk kanë dalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat