Balla kundër studentëve: 8 pikat nuk janë zgjidhja - Bota Sot
Balla kundër studentëve: 8 pikat nuk janë zgjidhja

Shqipëria

Balla kundër studentëve: 8 pikat nuk janë zgjidhja

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 13:19
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, u shpreh të hënën se 8 kërkesat e paraqitura nga studentët nuk e zgjidhin situatën në arsimin e lartë.

“Qëndrimi ynë është shumë i qartë: nuk duam që kjo protestë të mbyllet. Ne e konsiderojmë këtë një moment të rëndësishëm për të thelluar një reformë të shumëanshme të arsimit në tërësi. Ne nuk e konsiderojmë mbylljen e protestës me 8 pikat dhe hajde të ikim, të hamë gjelin e detit në shtëpi. Ne nuk bëhemi pjesë e këtij skenari që të tallemi me kërkesat e studentët. Ajo që është e rëndësishëm është dialog me studentët, për të tejkaluar 8 pikat, se 8 pikat nuk e zgjidhin situatën”, tha Balla.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat