Rama ju flet studentëve: Po vijnë festat, prandaj mos rrini

Shqipëria

Rama ju flet studentëve: Po vijnë festat, prandaj mos rrini

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 13:27
Edi Rama

Ka mbërritur reagimi i parë i kryeministrit Rama për protestën. 

Në Instagram, shefi i qeverisë ka postuar një foto nga lart të protestës, ku spikat pjesëmarrja e ulët dhe përsërit ftesën për dialog.

“Sharrat e Doktoreshës dhe britmat në gjumë të Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq së bashku. Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini, po dukuni dhe t’ia nisim punës”, e mbyll postimin kryeministri me hashtagun “Dialog, bashkëpunim, këmbëngulje për Universitetin.”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat