‘Doktoreshë Mona’, Kryemadhi flet për akuzat për doktoraturë me plagjiaturë

Shqipëria

‘Doktoreshë Mona’, Kryemadhi flet për akuzat për doktoraturë me plagjiaturë

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 06:26
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë për doktoraturën e saj, e cila sipas Taulant Mukës është plagjiaturë.

Ajo ka hedhur poshtë pretendimin se kemi të bëjmë me plagjiaturë, ndërsa shpjegoi edhe pse vendosi të thellonte studimet e saj.

“Doktoratura ime ka burimet e duhura. Doktoratura ime ka te beje me nje sondazh, jo me letra. E kam bere doktoraturen per veten time. Çështja e doktoratures eshte pretekst per te me sulmuar. Individe te caktuar perdoren nga Edi Rama, sic u perdoren per vettingun ne politike”, tha Kryemadhi.

Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama e thërret kryetaren e LSI, si doktoreshë Mona.

E pyetur në news 24 për etiketimin e Ramës, Kryemadhi tha se i pëlqen si titull. E ka edhe doktor Berisha, deklaroi ajo

“Nuk është titull i keq, edhe doktor Berisha mirë është. Rama e bën këtë se ndjehet keq nga protesta. Levizja studentore i nxorri bojën Ramës“, tha Kryemadhi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat