Incident në Vlorë, Rama refuzohet nga studentët

Shqipëria

Incident në Vlorë, Rama refuzohet nga studentët

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 11:22
Edi Rama para stuedentëve

Një incident ka ndodhur sot në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku Rama është pritur me thirrje akuzuese kundrejt kryeministrit Rama. Ky i fundit ka pasur një debat me studentët, të cilët e kanë akuzuar se ka zgjedhur FRESSH-istë për të marrë pjesë në takimin e sotëm

Por, Rama është përgjigjur: “Nuk kam zgjedhur askënd, ejani me mua të hyni që të dialogojmë nëse ka vend në sallë”.

Por studentët janë indinjuar me këtë përzgjedhje, duke u ulur këmbëkryq në hyrje të universitetit duke thirrur “Freshistë, freshistë”, ndaj studentëve që hynë në sallën ku do mbahet takimi me Ramën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat