Studenti ia “plas” Ramës për vilën në Surrel: Ku i gjete lekët?!

Shqipëria

Studenti ia “plas” Ramës për vilën në Surrel: Ku i gjete lekët?!

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 14:11
Edi Rama

Teksa Rama mblodhi pa pritur një pjesë të studentëve të universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, ai u përball edhe me “surpriza”.

Një student e pyeti kryeministrin se me çfarë parash e ka bërë shtëpinë e tij në Surrel, Rama  iu përgjigj duke i thënë se dhe ai si të gjithë kishte qenë emigrantët

Rama: Qetësohu thjesht të pyeta për kuriozitet. Kjo është dita juaj.

Studenti: Meqë më pyete po të pyes dhe unë për kuriozitet po për shtëpinë në Surrel? Unë e justifikoj timen, por ju si e justifikoni kur keni deklaruar se keni 2 mijë euro.

Rama: Mirë atë e paske fituar, por si e paguan. 

Studenti: Interneti është WiFi. Ne jemi shqiptar dhe jemi mësuar me gjërat falas. Kemi paguar shumë herë më shumë për këtë, madje gjyshi im është partizan. Babai im merr kredi për atë që gjyshi e ka paguar me gjak.

Rama: Eshtë një gënjeshtër, unë asnjëherë nuk e kam kthyer në debat. Është gënjeshtër dhe kurrë nuk kam deklaruar se kam 2 mijë euro. Dhe si të gjithë emigrantët e tjerë kam bërë pjesën time të sakrificës në emigracion.

E treta mos u bëj Saliu të keqen vëllai. Në Vlorë mund të pranojmë t’i nxjerrim sytë njëri tjetrit, por tia nxjerri sytë të bregut këtu. Me mua lufto sa të duash dhe vetëm shëndet të bëhet, por mos u bëj si Saliu. Mos e tepro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat