Shqipëria prezanton aksidentalisht operacionet e inteligjencës

Shqipëria

Shqipëria prezanton aksidentalisht operacionet e inteligjencës

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 15:11
Tiranë, fotografi nga arkivi.

Republika e Shqipërisë, ka publikuar informacion të ndjeshëm rreth shërbimit të saj sekret, duke prezantuar kështu mijëra pagesa të kryera nga agjenci të spiunimit.

Me këtë rast janë zbuluar identitetet e personave të brendshëm dhe atyre të huaj, numrat e regjistrimit të veturave të zyrtarëve të inteligjencës dhe detaje tjera, të gjitha të publikuara në ueb faqe online.

Në një artikull të publikuar nga ueb faqja e një grupi hulumtuesish me bazë në Britani, Bellingcat ka zbuluar se si ka ndodhur rrjedhja e informacionit, por edhe për paaftësinë e autoriteteve shqiptare për t’i larguar ato të dhëna nga faqja, pavarësisht pse janë njoftuar vazhdimisht.

Ajo çfarë ka ndodhur, ka qenë shumë e thjeshtë.

Në përpjekje për të rritur transparencën dhe për të luftuar korrupsionin, Ministria shqiptare për Ekonomi dhe Financa ka publikuar pothuajse në baza ditore raporte të pagesave për të gjitha institucionet qeveritare.

Dokumentet janë në ndara sipas institucioneve, Kryeministria, Presidenca dhe gjykata të këtij shteti.

Por, kjo nuk është e gjitha. Nëse kërkoni për pagesat, ju keni të ndarë dokumentet e Shërbimit Informativ Shtetëror, i njohur si SHISH.

Mes tjerash në këto publikime gjenden informacione të ndryshme për operacionet e agjentëve të brendshëm dhe aty të huaj.

Në këto rrjedhje të informacioneve janë publikuara emra, pozita, numra të identiteteve të paktën tetë zyrtarëve të huaj që punojnë për Shërbimin Informativ Shtetëror, dy prej të cilëve kanë pozita në NATO, në Belgjikë.

Përveç tjerash, në dokumentet e publikuara ka detaje edhe për zyrtarë tjerë të inteligjencës që lidhen me Kosovën, Greqinë, Maqedoninë dhe Italinë.

Në raportin e Bellingcat tregohet edhe se si në dokumente gjenden një numër i madh i tabelave të regjistrimit të veturave, madje në disa raste është përmendur edhe modeli i veturave të shfrytëzuara nga zyrtarë të inteligjencës shqiptare.

Një burim qeveritar, i cili ka kërkuar të mos identifikohet, ka thënë informatorët janë paguar me para të gatshme.

Informacionet duket se janë përditësuar në baza ditore, pasi ministria ka publikuar vazhdimisht të dhëna online.

Në listën e pagesave janë përfshirë dhjetëra udhëtime në shtetet tjera, duke përmendur edhe vendin se ku kanë udhëtuar agjentët e SHISH-it.

Shembull një agjent ka pranuar 2,000 euro para të gatshme për një udhëtim në Slloveni në janar të vitit 2018.

Pasi për këto të dhëna është raportuar të media të ndryshme, fillimisht në median britanike, The Independent, Shërbimi Informativ i Shqipërisë dhe Ministria e Financave janë zotuar për të hequr nga faqja këto informacione, ashtu që personat tjerë të mos kenë qasje në të.

Megjithatë, brenda një periudhe të shkurtër, SHISH ka publikuar një deklaratë në të cilën ka thënë se “lajmet për rrjedhje të informacionit sekret nga SHISH nuk janë të vërteta”.

Ndërkohë ish-zyrtari i shërbimit të Inteligjencës së Shqipërisë ka thënë për Bellingcat se “paaftësia e (autoriteteve shqiptare) për të hequr të dhënat është pasojë e faktit se ata personalisht nuk ndjehen përgjegjës për këto rrjedhje të informacioneve. Kjo është arsyeja pse informacionet vazhdojnë të jenë online dhe me siguri do të vazhdojnë të jenë të tilla”.

Një zëdhënës për Ministrinë e Financave të Shqipërisë ka thënë se “SHISH është institucioni relevant që do të duhej të sqarojë këtë gjë”.

Një zëdhënës i SHISH-it nuk ka komentuar fillimisht për këtë çështje, ndonëse më pas ai ka përdorur llogarinë e tij në Facebook, mirëpo e ka deaktivizuar edhe atë shumë shpejt.

Një tjetër zyrtar i SHISH-it po ashtu është kontaktuar përmes platformës WhatsApp, mirëpo pavarësisht pse e ka lexuar kërkesën e Bellingcat nuk është përgjigjur lidhur me këto publikime.

Megjithatë kjo nuk është e hera e parë që SHISH publikon informacione të tilla online.

Më 2017, Zyra e Presidentit të Shqipërisë ka publikuar dokumentin për shefin e SHISH-it, Helidon Bendo, për të vërtetuar se ai nuk është hetuar për ndonjë krim.

Kjo metodë zakonisht përdoret për t’ua ndaluar personave të dënuar mbajtjen e funksioneve qeveritare në Shqipëri.

Por informatat për Bendon janë publikuar në internet pa fshehur dokumentin e tij të identitetit si dhe të dhënat për adresën e vendbanimit. Radio Evropa e Lirë ka kërkuar këto të dhëna në internet dhe ato janë të qasshme për të gjithë./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat