Shpërblimi i pensionistëve, Posta shqiptare publikon grafikun

Shqipëria

Shpërblimi i pensionistëve, Posta shqiptare publikon grafikun

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Posta Shqiptare është angazhuar maksimalisht për shpërndarjen në kohë të shpërblimit të pensionistëve, me rastin e festave të fundvitit.

Posta Shqiptare Sh.A. dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore kanë nënshkruar një marrëveshje, ku Posta Shqiptare merr përsipër shpërndarjen e shpërblimit të festave të fundvitit për pensionistët.

Zyrat Postare, ku shpërndahen pensionet, janë angazhuar maksimalisht gjatë kësaj periudhe, duke e organizuar aktivitetin e tyre me dy turne, nga ora 7:30-20:00.
Gjithashtu, për të mos krijuar probleme në shpërndarjen e pensioneve është hartuar një grafik, i cili do të mundësojë shpërndarjen pa probleme të këtij shpërblimi deri në fund të dhjetorit, njofton Posta Shqiptare.

Grafiku i shpërndarjes sipas datave është si më poshtë vijon:

Në datën 17 dhjetor kanë tërhequr shpërblimin pensionistët që paguhen në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 3 dhjetor.
Në datën 18 dhjetor kanë tërhequr shpërblimin pensionistët që paguhen në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 4 dhjetor.
Në datën 19 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që paguhen në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 5 dhjetor.
Në datën 20 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që paguhen në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 6 dhjetor.
Në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që paguhen në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 7 dhjetor.
Në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që paguhen në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 8 dhjetor.
Në datën 24 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që paguhen në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 10 dhjetor.
Në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që paguhen në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 11 dhjetor.
Në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që paguhen në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 12 dhjetor.
Në datën 27 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që paguhen në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 14 dhjetor.
Në datën 28 dhe 29 dhjetor do të terheqin shpërblimin pensionistët qe paguhen në këtë datë dhe të tjerë që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët me përpara.

Ndërsa, për pagesat e pensioneve në familje, brenda zarfit do të jenë vlerat monetare të pensionit, shpërblimi i fundvitit dhe mandati i pagesës së shpërblimit.

Të gjithë ata që nuk do të mund ta tërheqin këtë shpërblim deri më 29 dhjetor do të mund ta marrin atë bashkë me tërheqjen e pensionit në muajin janar e në vazhdim gjatë vitit 2019, njoftoi sot Posta Shqiptare. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat