Prokurori Adnan Kosova del para vettingut, ILDKPKI: Ka deklaruar saktë pasurinë

Shqipëria

Prokurori Adnan Kosova del para vettingut, ILDKPKI: Ka deklaruar saktë pasurinë

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 16:42
Prokurori Adnan Kosova ka dalë sot përpara 'vettingut".

Prokurori Adnan Kosova ka dalë sot përpara 'vettingut". Hetimi ndaj tij është kryer në të tria kriteret e rivlerësimit.

Për kriterin e pasurisë, ILDKPKI ka dorëzuar një raport me konstatimin se deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. KPK kreu një hetim të thelluar në lidhje me pasurinë. Kosova ka deklaruar pasuritë: apartament 93 metra katror, blerë për 96 mijë dollarë amerikanë në vitin 1998.

Ka një makinë në vlerën 11 mijë euro. Burimi për apartamentin, të ardhurat nga paga, nga puna si pedagog dhe shitja e një tjetër apartamenti në Korçë.

Prokurorit iu kalua barra e provës, për mungesën e të ardhurave në vitin 1998. Subjekti ka kërkuar edhe marrjen e disa dëshmive në lidhje më këtë problem.

DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se, prokurori ka plotësuar saktë formularin dhe nuk ka informacione se ka lidhje me persona të inkriminuar, duke konstatuar përshtatshmërinë në detyrë.

Për aftësitë profesionale, komisioni ka analizuar raportin e Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas raportit, ka rezultuar se prokurori kryen saktë detyrën e tij.

Adnan Kosova është paraqitur pa avokat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat